Sociale 16 June 2025, 16:02 Nga VNA

Shkurtime në hekurudhën shqiptare, dhjetëra punonjës humbasin vendin e punës

Ndaje në Whatsapp
Shkurtime në hekurudhën shqiptare, dhjetëra punonjës

 Disa dhjetëra punonjës të sektorit të mirëmbajtjes së Hekurudhës Shqiptare janë përballur me ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës, pas një njoftimi verbal të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme në Durrës. Vendimi i ka zënë në befasi, veçanërisht ata që ndodhen vetëm pak muaj larg daljes në pension.

Në total, 47 punonjës janë informuar për shkurtimin nga puna, pjesë e një procesi reduktimi të vendeve të punës. Të prekurit kanë qenë të angazhuar kryesisht në mirëmbajtjen e linjës hekurudhore të Bajzës, e cila shërben për transportin e zhavorrit drejt Malit të Zi me një frekuencë prej 2-3 herë në javë.

Punonjësit e prekur kanë mbërritur sot në Durrës, ku kanë ngritur zërin kundër mënyrës se si është trajtuar kjo situatë. Ata shprehen të zhgënjyer për mënyrën e largimit, të cilën e konsiderojnë të papritur dhe të padrejtë, pas një jete të kaluar në shërbim të hekurudhës.

Sipas tyre, shkurtimet kanë prekur vetëm sektorin e mirëmbajtjes, ndërkohë që stafi teknik dhe drejtues nuk është prekur nga vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme.

Punonjësit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të gjetur një zgjidhje për të nesërmen e tyre dhe për të garantuar të drejtat e atyre që janë në prag pensioni.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme