Kronika 16 January 2025, 11:12 Nga VNA

Sekuestrohen pasuri të shtetasit të dënuar për falsifikim dhe trafik droge

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrohen pasuri të shtetasit të dënuar për falsifikim
Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë Tiranë pasuritë e shetasit S.C. i dënuar për disa vepra penale si shitja e lëndëve narkotike e falsifikimi i dokumenteve

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm, u sekuestruan pasuritë e shtetasit S.C., i dënuar më parë për veprat penale: “Moskallzim tëkrimit”, “Falsifikimi të dokumențave” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Në kuadër të hetimeve të procedimit pasuror nr.16, viti 2011rezultoi se shtetasi S.C (i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022) dhe familjarët e tij, nuk kanë pasur burime financiare për krijimin e pasurive që zotëronin deri në vitin 2005 dhe kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, çka vërteton se kjo pasuri është vënë si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Prokuroria vlerësoi se kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga personi i dënuar S. C., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh. Shtetasi në fjalë në vitin 2007 është shpallur fajtor për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ ndërsa në 2011, u deklarua fajtor nga gjykata e Tiranës për Veprat Penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Moskallëzim krimi’ për të cilin ka marrë edhe dënimin përkatës.

Sa më lart, duke patur parasysh fushën e zbatimit të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë", i ndryshuar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për pasuritë e mëposhtme:

1. Pasuria e Paluajtshme Godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo, zk 8250, sipërfaqje ndërtimi 156.2 m2, sipërfaqje totatale 388.6 m2, numri i kateve 4, Rruga “Besim Imami”, vila nr.34;

2. Pasuria e Paluajtshme e llojit “Njësi”, Nr.5/605/ND-N15, vol 21, fq 159, ZK 8250, Sip 95.1m2, Rruga “Zhan D’Ark”, godina 10, kati përdhe, Tiranë; dhe

3. Automjeti Kamionçinë, blerë sipas Deklaratës Doganore21.03.2005.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme