Kronika 16 January 2025, 10:46 Nga VNA

Zjarr në qendrën e azilit në Babrru/ Shkaku shkëndija elektrike

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në qendrën e azilit në Babrru/ Shkaku shkëndija

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru. Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës me qëllim për të shmangur cdo rrezik për jetën e tyre.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e  saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme