Kronika 15 January 2025, 18:19 Nga VNA

Policia arreston autorin e dyshuar për vrasjen e 81-vjeçarit

Ndaje në Whatsapp
Policia arreston autorin e dyshuar për vrasjen e 81-vjeçarit

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 81-vjecarit Xhemal Meta. Drejtori i policisë së Tiranës jep detajet në konferencë për shtyp.

Isuf Hasa është autori i dyshuar, i cili punonte si roje lokali.

Kur është arrestua, shtetasit Isuf Hasa i është sekuestruar arma e përdorur në krim, si dhe paratë e vjedhura nga i moshuari.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e datës 13 janar, kur Xhemal Meta, i moshuar, u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale, por pas ekzaminimeve mjeko-ligjore, u zbuluan dëmtime të rënda në kokën e të ndjerit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.

Sipas hetimeve, Xhemal Meta kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në kafen e fshatit dhe kur u kthye disa orë më pas u gjet pa shenja jete në oborr. Dëmtimi i rëndë në pjesën e pasme të kokës ka rezultuar të jetë shkak i vdekjes së tij.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndihmën e këtij arrestimi në zgjidhjen e çështjes.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme