Kronika 15 January 2025, 19:11 Nga VNA

Akuzohet për prodhim droge dhe grup kriminal, Apeli lë në burg vëllanë e deputetit të PS

Ndaje në Whatsapp
Akuzohet për prodhim droge dhe grup kriminal, Apeli lë në burg

Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë nuk ka pranuar kërkesën e tij, pasi ai është i përfshirë në dosjen e njohur si “Revanshi”.

Ndreca u arrestua pas daljes në komunikime lidhur me kultivimin e drogës. Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, ai u arrestua nga policia e Lezhës për një serrë ku kultivohej kanabis sativa. Pas dy ditësh në qeli, gjykata e la atë të lirë.

Megjithatë, pas lirimit, me një vendim të SPAK, Armando Ndreca iu vendosën prangat përsëri. Ai akuzohet nga SPAK për prodhimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në kuadër të një grupi kriminal.

Në dosjen ku përfshihet Armando Ndreca, me urdhër ndalimi, janë gjithashtu ish-deputeti Arben Ndoka, nipi i tij Samuel Ndoka, si dhe vëllezërit Avdyli dhe të tjerë.

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme