Kronika 15 January 2025, 23:19 Nga VNA

Del autopsia e trupit të biznesmenit shqiptar Artan Kaja: U qëllua me pushkë pas koke në një distancë të afërt

Ndaje në Whatsapp
Del autopsia e trupit të biznesmenit shqiptar Artan Kaja: U qëllua me

Mediat italiane kanë publikuar rezultatet e ekspertizës që i është bërë trupit të pajetë të biznesmenit shqiptar Artan Kaja, i cili u gjet i më 7 janar brenda fabrikës së letrës Smurfit në Lunata, të Italisë.

Rezulton se Kaja nuk ishte qëlluar me plumb pistolete, por me pushkë. Ai ishte qëlluar nga mbrapa, në kokë, në një distancë të afërt. Plaga ndodhej pas veshit të djathtë të viktimës.

Kujtojmë se për vrasjen u akuzua bashkatdhetari dhe ish-miku i viktimës, Marian Pepa, 50 vjeç.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë ende për të gjetur celularin, i cili mund të jetë çelësi për zbardhjen e mistereve që lidhen me vdekjen e 52-vjeçarit, që fillimisht i atribuohet një aksidenti në punë dhe më pas i një sëmundjeje.

Marjan Pepa ka pranuar krimin, por pa dhënë asnjë detaj. Ai ndodhet tashmë në burg.

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme