Politika 5 June 2026, 12:15 Nga VNA

Samiti në Tivat/ Rama për Zvërnecin: Nuk ka projekt të miratuar, arkitektët duan të bëjnë një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Samiti në Tivat/ Rama për Zvërnecin: Nuk ka projekt të

Në Tivat po mbahet sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor, ku kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim të shkurtër me gazetarët, duke iu përgjigjur interesimit për çështjen e Zvërnecit.

Kreu i qeverisë theksoi se aktualisht nuk ekziston asnjë projekt i miratuar dhe për këtë arsye, sipas tij, nuk ka arsye për debat apo shqetësim publik.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar, sepse nuk ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe ta miratojmë. Nuk mund të diskutojmë për një projekt që nuk ekziston. Faktet kanë gjithnjë rëndësi”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se nuk ka vend për shqetësime në mungesë të një projekti konkret, ndërsa shtoi se synimi i arkitektëve është krijimi i diçkaje unike.

“Nuk ka arsye për t’u shqetësuar për sa kohë që nuk ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”, tha Rama.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme