Politika 9 February 2025, 16:05 Nga VNA

Sali Berishës nuk i del inati me Blinken edhe gjatë takimit me shqiptarët në Romë. Nga fitorja e Trump te vota e diasporës

Ndaje në Whatsapp
Sali Berishës nuk i del inati me Blinken edhe gjatë takimit me

Sali Berisha ishte sot në një takim entuziast me emigrantët shqiptarë në Romë. Duke kërkuar votën e tyre dhe duke e cilësuar Ramën si kreun e organizatës kriminale, kryetari i PD nuk la pa përmendur edhe dy “mrekulli hyjnore” që sipas tij kanë ndodhur së fundmi.

E para, sipas tij, është fitorja e Trump. Madje, mrekullia vijon me faktin se Blinken-it ia ka ndaluar Trump dje të futet në çdo ndërtesë federative. “I pabesë! Organizoi kurthe e letra për të mashtruar kombin e tij,” tha Berisha, i cili shtoi se “Mrekullia e dytë ishte vota e diasporës.”

Ish-kryeministrit Sali Berisha mesa duket nuk i del inati me ish-sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non grata.

Një falënderim Berisha kishte edhe për autoritetet italiane, ndërsa u ndal tek Silvio Berlusconi, për të cilin tha se mbetet i pavdekshëm. Berisha kujtoi bisedat me ish-kryeministrin italian, që sipas tij sa herë e takonte, i thoshte: “Me shqiptarët nuk kemi asnjë problem, janë të shkëlqyer.”

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme