Bota 24 May 2024, 23:05 Nga VNA

Rrëzimi i helikopterit të presidentit Ebrahim Raisi/ Ushtria iraniane nxjerr raportin, ja çfarë zbuluan hetimet

Ndaje në Whatsapp
Rrëzimi i helikopterit të presidentit Ebrahim Raisi/ Ushtria iraniane

Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri tani nuk ishte gjetur asnjë provë që të tregojë se rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi, ishte vepër e një akti të qëllimtë apo sulmi. Lajmi u njoftua të premten nga mediat shtetërore.

Ebrahim Raisi, një udhëheqës i linjës së ashpër, i cili shihej si pasardhës i mundshëm i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, gjeti vdekjen kur helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua të dielën e kaluar, mes motit të keq në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin.

“Nuk janë vënë re shenja plumbash apo diçka e ngjashme tek mbetjet e helikopterit i cili u rrëzua në një zonë në lartësi të madhe dhe shpërtheu në flakë”, thuhet në raportin e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura iraniane.

“Asgjë e dyshimtë nuk është vërejtur në bisedat e kullës së kontrollit me ekuipazhin e fluturimit”,shtohej me tej në raport, ku njoftohej se më shumë detaje do të publikohen ndërsa hetimi përparon.

Ebrahim Raisi u varros të enjten në qytetin e shenjtë mysliman shiit të Mashhadit, katër ditë pas aksidentit gjatë të cilit gjeti vdekjen gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian si dhe gjashtë persona të tjerë.

Ekspertët thonë se Irani njihet për sigurinë e dobët ajrore dhe të dhënat tregojnë për përplasje të përsëritura, shumë prej të cilave përfshijnë avionë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, të blerë para revolucionit islamik të vitit 1979.

Teherani thotë se sanksionet amerikane e kanë penguar atë prej kohësh të blejë avionë të rinj ose pjesë këmbimi nga Perëndimi, për të përditësuar flotën e tij të dobët.

Irani shpalli pesë ditë zie për nder të Ebrahim Raisin. Ky i fundit njihej si një zbatues i politikave të Ali Khameneit, për qëndrimin e ashpër ndaj mospajtimeve publike si dhe mbështeste një linjë gjithashtu të ashpër mbi çështjet e politikës së jashtme, përfshirë bisedimet me Uashingtonin, për ringjalljen e paktit bërthamor të Iranit, të vitit 2015.

Zgjedhjet e reja presidenciale janë caktuar të mbahen më 28 qershor./VOA/

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme