Sociale 22 December 2024, 15:25 Nga VNA

Reshje intensive/ Ministria e Mbrojtjes bën thirrje për masa parandaluese ndaj përmbytjeve

Ndaje në Whatsapp
Reshje intensive/ Ministria e Mbrojtjes bën thirrje për masa

Nëpërmjet një reagimi të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar nga të gjitha strukturat vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente për shkak të kushteve meteorologjike të pritura.

Sipas parashikimeve të IGJEO dhe SHMU, për pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit. Megjithatë, më 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 400 metra, në veri, lindje dhe juglindje të vendit, reshjet pritet të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport. Ministria thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe veprimit të shpejtë për të minimizuar pasojat dhe për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme