Bota 1 June 2025, 19:25 Nga VNA

Raundi i dytë i bisedimeve për armëpushimin me Rusinë, Ukraina dërgon delegacionin për negociatat në Stamboll

Ndaje në Whatsapp
Raundi i dytë i bisedimeve për armëpushimin me Rusinë,

 

Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë.

Bisedimet planifikohet të zhvillohet nesër.

Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umyerov, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski. Deri tani Kievi e kishte lënë të hapur, nëse do të merrte pjesë në rundin e dytë të bisedimeve të propozuar nga Rusia.

Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Pallatin Ciragan.

Ukraina qëndron tek kushtet e njohura për marrëveshjen e paqes
Ukraina nuk e ka ndryshuar kornizën e saj të kushteve për një përfundim të mundshëm të luftës. Kjo merret vesh nga një dokument i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, i cili pritet të jetë baza për bisedimet e së hënës në Stamboll.

Sipas tij planifikohet një armëpushim prej të paktën 30 ditësh si dhe shkëmbimi i të gjithë të robërve të të luftës. Po ashtu fëmijët ukrainas që janë çuar në territorin rus duhet të rikthehen në atdheun e tyre. Më pas do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe atij rus Vladimir Putin./DW

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme