Bota 31 May 2025, 16:25 Nga VNA

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Ndaje në Whatsapp
OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

 

Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele – që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore – në muajt e fundit, sipas disa mediave që citojnë një raport të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), duke rritur dyshimet mbi një marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Teheranit.

Raporti konfidencial i agjencisë së OKB-së për energji bërthamore thotë se deri më 17 maj, Irani kishte grumbulluar 408.6 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60 për qind, një rritje krahasuar me më pak se 275 kilogramë që ishte raportuar në raportin e fundit të IAEA-s në shkurt, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Sipas AP-së, kalimi nga 60 për qind në nivelin për armët bërthamore, prej 90 për qind, është “një hap i shkurtër teknik”. Agjencia citoi IAEA-n të ketë thënë se rreth 42 kilogramë uranium i pasuruar në 60 për qind janë teorikisht të mjaftueshme për të prodhuar një bombë bërthamore, nëse pasurohet më tej në 90 për qind.

Raporti i IAEA-s thekson se Irani është “i vetmi shtet jobërthamor që prodhon një material të tillë”, çka sipas agjencisë së OKB-së, përbën një “shqetësim serioz”.

Raporti i IAEA-së vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të arrihet një marrëveshje me Iranin për të kufizuar aktivitetet bërthamor të Teheranit.

Që nga janari i këtij viti, kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar pesë runde bisedimesh.

SHBA-ja ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe kishte vendosur sanksione ekonomike ndaj Republikës Islamike.

Pasurimi i uraniumit ka qenë një pikë kyç e mospajtimeve. Administrata amerikane insiston se Irani duhet të ndalojë të gjitha aktivitetet e pasurimit, ndërsa Irani e ka refuzuar këtë kërkesë.

Zyrtarë të lartë iranianë thanë më 29 maj se çdo marrëveshje duhet të përfshijë heqjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe duhet t’i lejojë programit bërthamor – i cili sipas tyre është paqësor – të vazhdojë.

Megjithatë, një ditë më parë Trump deklaroi se beson që një marrëveshje mund të arrihet “në një të ardhme jo shumë të largët”, duke shtuar se Irani “do të preferonte një marrëveshje” sesa “të shkatërrohej” – referencë për paralajmërimet e vazhdueshme të presidentit amerikan se Teherani mund të përballet me pasoja të mëdha ushtarake nëse nuk nënshkruan një pakt bërthamor.

Ndërkaq, më 28 maj Trump deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, me qëllim që t’i japë më shumë kohë administratës amerikane për të shtyrë përpara një marrëveshje të re me Teheranin.

REL

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme