Bota 31 May 2025, 13:11 Nga VNA

Protestuan kundër arrestimit të rivalit të Erdogan, lëshon fletarreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Ndaje në Whatsapp
Protestuan kundër arrestimit të rivalit të Erdogan, lëshon

Autoritetet turke kanë lëshuar 47 fletarrestime për zyrtarët e komunës dhe stafit të Stambollit, kryetari i të cilit, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, është në burg që nga marsi, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu më 31 maj.

Fletarrestimet bazohen “në katër hetime të ndara për korrupsion në Stamboll”, raportoi Anadolu, pa dhënë informacione se sa njerëz janë paraburgosur.

Arrestimi më 19 mars i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nxiti protestat më të mëdha në Turqi në dekadat e fundit.

Policia turke veçse ka arrestuar pothuajse 70 persona në bastisjet që ndodhën lidhur me dyshimet për korrupsion në Komunën e Stambollit. Në mesin e të arrestuarve janë edhe sekretari privat i Imamoglut dhe roja e tij private.

Sipas Anadolu, fletarrestimet e fundit shënjestrojnë një ish-ligjvënës opozitarë dhe pesë kryetarë të qarqeve të Stambollit.

Televizioni privat, Halk, që shihet si e afërt me Partinë Popullore Republikane (CHP) të Imamoglut, tha se kryetarët e nëntë qarqeve – nga 39 qarqe gjithsej – janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim.

CHP, që e ka nominuar Imamoglun si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, nuk ka komentuar ende për fletarrestimet e fundit./rel

 

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme