Bota 30 May 2025, 22:16 Nga VNA

Trump këshillon Macron pas shpullës që mori nga Brigitte: Sigurohu që dera të jetë mbyllur

Ndaje në Whatsapp
Trump këshillon Macron pas shpullës që mori nga Brigitte:

Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk humbi rastin të komentojë një video virale që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet, ku duket se zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, i jep një shuplakë bashkëshortit të saj, presidentit Emmanuel Macron, ndërsa zbresin nga avioni në një vizitë në Vietnam.

Gjatë një deklarate për gazetarët të premten, Trump u pyet nëse kishte ndonjë këshillë martese për homologun e tij francez. Me stilin e tij të zakonshëm sarkastik, ai u përgjigj:

“Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur.”

Presidenti amerikan tha se kishte komunikuar me Macron pas incidentit, duke theksuar se “të dy janë mirë” dhe i cilësoi si “njerëz shumë të mirë”.

“Nuk ishte një moment i mirë. Fola me të dhe janë mirë, janë dy njerëz shumë të mirë. Nuk e di saktësisht çfarë ndodhi, por i njoh mirë dhe nuk është ndonjë problem i madh,” shtoi Trump.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron është përpjekur të minimizojë zhurmën e krijuar, duke u shprehur:

“Ka një video ku dukem duke bërë shaka dhe ngacmuar gruan time, dhe papritur ajo bëhet një katastrofë gjeopolitike, me njerëz që shpikin teori për ta shpjeguar”.

 

 

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme