Kronika 3 July 2026, 11:11 Nga VNA

Pse BKH po arreston pa ndihmën e Policisë? Braho: Duam pavarësi, në Polici ka njerëz me probleme.....

Ndaje në Whatsapp

SPAK kreu këtë javë për herë të parë një arrestim pa ndihmën e policisë, duke ngritur dyshimi mbi marrëdhënien e vërtetë të besimit mes dy institucioneve. 

Klodian Braho u pyet për këtë cështje në Kuvend nga deputetë të Partisë Socialiste, dhe kreu i SPAK, duke vlerësur Policinë në parim, shpjegoi se duhet pavarësi e BKH-së, pasi mes uniformave blu ka njerëz me probleme me ligjin. 

Deputeti i PS, Erjo Mile: Kemi humbje besimi të SPAK dhe BKH tek Policia e Shtetit apo ka arsye të tjera?

Klodian Braho: Gjatë vitit 2025, Policia rriti referimet në SPAK. Kemi vlerësimin më të madh për shumicën e Policisë së Shtetit. Si në çdo institucion tjetër jo të gjithë janë një lloj. Ndonjëri ka ose mund të ketë probleme me ligjin. Policia e Shtetit është partneri ynë kryesor, por ne presim më shumë nga Policia dhe ka vend për më shumë. 

Veprimet e kryera nga BKH për arrestime, janë të lejuara nga ligji. Pengesat në disa raste mund të vijnë sepse mungon infrastruktura operacionale dhe teknike nga ana jonë. SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale, nuk mund të varet nga institucione të tjera. 

Ne nuk e zëvendësojmë dot Policinë e Shtetit, por duhet të jemi të pavarur të bëjmë të gjithë ciklin e veprimeve të nevojshme procedurale. 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme