Sport 31 August 2024, 13:20 Nga VNA

Pritën minutat e fundit të merkatëos, ja klubet e reja të Brojës, Bajramit dhe Seferit

Ndaje në Whatsapp
Pritën minutat e fundit të merkatëos, ja klubet e reja të

Në minutat e fundit të merkatos Armando Broja u prezantua si afrimi më i ri i Everton, skuadër e cila gjatë 3 sezoneve të fundit ka qenë shumë pranë rënies nga kategoria. Një lëvizje e cila pritet t’i shërbejë të dyja palëve, sidomos futbollistit që nuk po gjen hapësirë tek blutë e Londrës, por madje as te Fulham.

Lojtari do të qëndrojë në formë huazimi, më pas Everton mund ta blejë atë për vlerën e 30 milionë eurove.

Gjithashtu edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares kuq e zi, Bajrami e Seferi hodhën një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre. Ish-mesfushori i Sassuolo u transferua në kampionatin skocez te Rangers, ndërsa Seferi te Bodrum në Turqi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme