Sport 8 August 2024, 12:09 Nga VNA

Lojërat Olimpike "Paris 2024", kryeson SHBA 

Ndaje në Whatsapp
Lojërat Olimpike "Paris 2024", kryeson SHBA 

Lojërat Olimpike Paris 2024 janë drejt përfundimit, ndër vendet pjesëmarrëse SHBA-ja kryeson me medaljet e fituara. Deri tani SHBA-ja kryeson tabelën në mesin e vendeve të tjera me gjithsej 94 medalje të fituara, prej të cilëve 27 medalje të arta, 35 të argjendta dhe 32 të bronzta.

SHBA-ja arriti të kalojë Kinën duke u ngjitur në krye të tabelës, pasi fitoi 4 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 3 të bronzta. Kina, e cila e përfundoi ditën me 3 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë, u rendit e dyta me 65 medalje në total. Australia u rendit e treta, kurse Franca e cila i mirëprit këto lojëra është në vendin e katërt.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme