Sport 31 July 2024, 23:05 Nga VNA

Mbyllet turi i dytë i Ligës së Kampionëve, kalojnë pretendentet në fazën e tretë

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet turi i dytë i Ligës së Kampionëve, kalojnë

Janë mbyllur sot ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Kampioneve, me sfida që ashtu si të martën, kanë parë skuadrat pretendente të vazhdonin më tej, duke u garantuar kësisoj edhe praninë në fazën në grupe në një prej turneve të UEFA-s.

Dinamo Kiev nuk e ka diskutuar Partizanin e Beogradit, duke e mundur pastër 3-0 në fushën e këtij të fundit. Ndërsa rumunëve të FCSB u ka mjaftuar një fitore minimale në transfertë ndaj Makabi Tel Aviv për të vazhduar më tej.

Ndërkohë, priten përballje shumë të ndezura në turin e tretë, ku shorti ka vënë përballë skuadra me shumë pretendime, si çifti Lilë-Fenerbahçe, apo ai Dinamo Kiev-Rejnxhërs.

Të martën:

Karabak-Linkols Red Imps 5-0

Fenerbahçe-Lugano 2-1

Petrokub-APOEL 1-1

Sparta Pragë-Shamrok Rovers 4-2

TNS-Ferencvarosh 1-2

Sllovan Bratislava-Çelje 5-0

Klaksvik-Malmo 3-2

Sot:

RFS-Bodo/Glimt 1-3

Midtjylland-Santa Koloma 1-0

Makabi Tel Aviv-FCSB 0-1

Partizan Beograd-Dinamo Kiev 0-3

Jagellonia-Panevezis 3-1

Dinamo Minsk-Ludogorets 1-0

Borac Banja Luka-PAOK 0-1

*Të theksuara skuadrat e kualifikuara

Turi i tretë:

Karabak-Ludogorets

Sllovan Bratislava-APOEL

Sparta Pragë-FCSB

Malmo-PAOK

Midtjylland-Ferencvarosh

Jagellonia-Bodo/Glimt

Slavia Pragë-Union SG

Lilë-Fenerbahçe

Dinamo Kiev-Rejnxhërs

RB Salcburg-Tuente

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme