Sport 5 July 2024, 09:06 Nga VNA

Kupa e Amerikës/ Argjentina kualifikohet në çerekfinale pas penalltive me Ekuadorin

Ndaje në Whatsapp
Kupa e Amerikës/ Argjentina kualifikohet në çerekfinale pas

Argjentina është skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, duke eleminuar Ekuadorin në një ndeshje të vështirë.

Rezultati i kohës së rregullt përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa Argjentina shënoi e para me Lisandro Martinez dhe u barazua nga Rodriguez në të 92-tën.

Kështu rradha ishte te 11-metërshat, pasi ky kompeticion nuk është me kohë shtesë. I pari për argjentinasit ishte Messi që do godiste, por gaboi duke tentuar një panenka me topin që preku traversën dhe shkoi jashtë kuadratit.

Por Emiliano Martinez edhe në këtë përballje tregoi paraqitje spektakolare, i cili priti dy penalltitë pasardhëse të Ekuadorit, duke dërguar të tijtë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, aty ku Kampionët e Botës do të përballen me fituesin e çiftit Venezuelë-Kanada.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme