Sport 29 June 2024, 23:33 Nga VNA

Gjermania kalon dhe Danimarkën, siguron biletën për në çerekfinale

Ndaje në Whatsapp
Gjermania kalon dhe Danimarkën, siguron biletën për në

Gjermania ka mposhtur Danimarkën me rezultatin 2-0 duke u kualifikuar kështu në çerekfinalen e Europianit. Gjermanët realizuan që në minutën e 4 me Schlotterbeck, por gëzimi zgjati pak pasi goli u anullua për faull. Nga ana tjetër edhe danezët luajtën mirë duke krijuar raste, por nuk gjetën dot rrugën e rrjetës.

Në minutën e 35 sfida u pezullua për shkak të rrufeve dhe breshërit të madh duke pamundësuar vijimin e saj. Gjyqtari vendosi të çojë lojtarët në dhomat e zhveshjes derisa u stabilizua moti, për t’u rikthyer më pas në fushë, por që edhe minutat e mbetura nuk sollën diçka të re.

Pjesa e dytë kishte rezervuar golat. Në fillim ishin danezët që shënuan me Andersen, por goli u anullua për një pozicion jashtë loje miliketrik. Menjëherë pas këtij rasi, sulmi i Gjermanisë solli penalltinë e cila u kthye në gol nga Havertz. Më pas ishte Musiala në minutën e 68 që dyfishoi shifrat, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën tjetër.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme