Sport 23 June 2024, 17:04 Nga VNA

UEFA merr vendimin, dënohet Mirlind Daku

Ndaje në Whatsapp
UEFA merr vendimin, dënohet Mirlind Daku

UEFA ka vendosur që futbollistin shqiptar, Mirlind Dakun ta dënojë me dy ndeshje suspendim. Si pasojë e këtij dënimi, Mirlind Daku nuk do të ketë të drejtë loje ndaj Spanjës si dhe do të mungonte në raundin tjetër në rast kualifikimi të Shqipërisë.

Kështu u bë e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes një komunikate të lëshuar për media.

Ky dënim për Dakun vjen pasi ai kishte përdorur fjalë fyese ndaj serbëve në ndeshjen me Kroacinë.

Sot, Komiteti Disiplinor i UEFA-s e dënoi Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të sjelljes joadekuate të tifozëve në ndeshjen e fundit ndaj Kroacisë. FShF-ja është dënuar me gjobë 47 mijë e 500 euro.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme