Sport 21 June 2024, 20:36 Nga VNA

Austria superiore ndaj Polonisë, mban gjallë shpresat për kualifikim

Ndaje në Whatsapp
Austria superiore ndaj Polonisë, mban gjallë shpresat për

Austria ka fituar me shifrat 3-1 kundër Polonisë në takimin e vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.

Trauner ishte ai që shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 9-të të lojës, ndërsa Piatek shënoi për Poloninë në të 30-tën për të mbyllur pjesën e parë në baraspeshë.

Në të dytën, do të ishte Baumgartner ai që do t’i kthente avantazhin Austrisë në të 66-tën minutë, ndërsa Arnautoviç do të trefishonte rezultatin me anë të një penalltie në minutën e 78-të.

Austria me këtë rezultat shkon përkohësisht në vendin e tretë, ndërsa Polonia vazhdon të jetë e fundit me 0 pikë. Austriakët ndeshjen e radhës do ta kenë kundër Holandës, kurse polakët kundër Francës. Të dyja takimet do të zhvillohen me 25 qershor.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme