Sport 19 June 2024, 17:24 Nga VNA

Shqipëria merr pikën e parë në Euro 2024, barazon me Kroacinë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria merr pikën e parë në Euro 2024, barazon me

Shqipëria ka mundur të marrë pikën e parë në Euro 2024, pas barazimit me Kroacinë. Në një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinho zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top.

Protagonisti i parë ishte Qazim Laçi në minutën e 11, duke shfrytëzuar më së miri krosimin e Jasir Asanit, me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Shqipërisë avantazhin. Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, pasi në fund të pjesës së parë patën edhe 2 raste të mira për gol.

Por pjesa e dytë nuk ishte në rrimin e të parës për kuqezinjtë, pasi ulën ritmin duke i lënë hapësirë Kroacisë që të paraqitej më shpesh në portën tonë. Kjo bëri që kroatët të përmbysëin llogaritë për 2 minuta në minutën e 74 dhe 76 falë Kramaric dhe një autogoli të Gjasulës.

Po asgjë nuk kishte mbaruar, pasi goli i Gjasulës në minutën e 95 vendosi ekuilibrat përfundimtar. Shqipëria merr pikën e parë në grup dhe në ndeshjen e fundit do përballet me Spanjën.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme