Sport 15 June 2024, 23:12 Nga VNA

Italia e vështirë për Shqipërinë, goli i shpejt dhe rekordi i Bajramit s’mjaftojnë

Ndaje në Whatsapp
Italia e vështirë për Shqipërinë, goli i shpejt dhe

Shqipëria nuk mundi të merrte pikët maksimale në ndeshjen kundër Italisë, edhe pse bëri paraqitje dinjitoze. Kuqezinjtë e nisën mirë takimin duke shënuar që në sekondën e 23 me Nedim Bajramin, i cili përfitoi nga gafa e mbrojtjes italiane dhe kaloi në avantazh Shqipërinë.

Por epërsia nuk zgjati shumë pasi axurët në minutën e 11 barazuan ndeshjen me Bastonin që nuk fali me kokë krosimin që mori nga Pelegrini. Italianët vijuan presionin në portën e kuqezinjve dhe në të 16-ën shënuan të dytin me Barellan.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria bëri pak për të trembur Italinë, ndërsa ekipi i Spallettit administroi me qetësi një sukses të rëndësishëm duke e futur në valle për të siguruar kualifikimin në grupin e “ferrit”. Pavarësisht se dalim duar bosh, kjo ishte një paraqitje pozitive, me ëndrrën kuqezi që vijon.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme