Sport 15 June 2024, 20:13 Nga VNA

Video/ Spagetit që shënuan armiqësinë mes tifozëve italianë dhe shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Video/ Spagetit që shënuan armiqësinë mes tifozëve
Tifozët shqiptarë dhe italian të cilët janë në pritje të ndeshjes që do të startojë në orën 21:00, mesa duket po ia kalojnë në harmoni të plotë në rrugët e Dortmundit. Nuk kanë munguar as shakatë mes dy tifozerive dhe kjo shihet në këtë video ku një tifoz shqiptar ka marrë një pako makarona spageti duke i thyer përball tifozëve italian. Ndërkohë edhe këta të fundit i janë përgjigjur me humor, pasi njëri prej tyre bën sikur dëshpërohet nga ky veprim. Ndryshe nga shumë tifozeri të tjera ku rivaliteti është tejet i ashpër, kjo mes Shqipërisë dhe Italisë mesa duket kulmin e ka deri tek thyerja e spagetitit, gjë që konfirmon edhe njëherë se mbetemi dy popuj miq me njëri-tjetrin. Kujtojmë se kanë qenë të shumtë tifozat kuqezi në rrugët e Dordmundit, të cilët gjatë gjithë ditës së sotme kanë kënduar dhe kërcyer me këngë popullore.  

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme