Sport 20 June 2024, 17:11 Nga VNA

Euro 2024/ Serbia i shpëton eleminimit në limitet e kohës, merr pikën e pare ndaj Sllovenisë

Ndaje në Whatsapp
Euro 2024/ Serbia i shpëton eleminimit në limitet e kohës, merr

Sllovenia dhe Serbia u ndanë në barazim në ndeshjen e dytë të grupit C. Pjesa parë përfundoi pa gola 0-0 me të dyja skuadrat që i patën shanset e tyre për të kaluar në avantazh. Sllovenët ishin superior në kontrollin e topit, madje goditën edhe shtyllën, ndërsa për serbët shansi më i mirë erdhi vetëm në fund të fraksionit të parë.

Golat e takimit erdhën në pjesën e dytë dhe ishte kombëtarja sllovene e cila u tregua pragmatiste, duke shënuar golin e avantazhit, në minutën e 69-të me Karnicnik. Gjithsesi serbët nuk u dorëzuan dhe tentativat e tyre u shpërblyen vetëm në limite të kohës kur sulmuesi Joviç, devijoi saktë me kokë, një krosim nga këndi duke i dhënë pikën e parë në këtë evropian.

Me këtë barazim Sllovenia shkon momentalisht në vendin e dytë me 2 pikë, ndërsa Sebia barazon Danimarkën, me 1 pikë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme