Sport 20 June 2024, 20:37 Nga VNA

Danimarka kundërshtar i fortë për Anglinë, ekipet ndahen me barazim

Ndaje në Whatsapp
Danimarka kundërshtar i fortë për Anglinë, ekipet ndahen me

Danimarka ishte kundërshtarë i fortë për Anglinë, e cila nuk shkoi më tepër se barazimi 1-1, në takimin e vlefshëm për Grupin C të Euro 2024.

Edhe pse golin e parë e shënoi Herri Kejn në minutën e 18-të, pas një rrëmuje në zonën daneze, aglezët nuk mundën të shënojnë sërish.

Më pas do të ishte Hjulmand me një supergol, në minutën e 38-të ai që do të kthente baraspeshën, rezultat që do të qëndronte i tillë deri në përfundimin e ndeshjes.

Me këtë rezultat, Anglia vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Danimarka ndodhet në të dytin me 2 pikë. Takimin e radhës anglezët do ta zhvillojnë kundër Sllovenisë, kurse danezët kundër Serbisë, të dy takimet do të luhen me datë 25 qershor.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme