Sport 24 June 2024, 23:20 Nga VNA

Italia shpëton kualifikimin në minutën e 98, Kroacinë e dënon fati

Ndaje në Whatsapp
Italia shpëton kualifikimin në minutën e 98, Kroacinë e

Italia rrezikoi kualifikimin ndaj Kroacisë, nëse nuk do të ishte Zakanji që të barazonte shifrat në minutën e 98.

Edhe ky takim ishte plot emocione, ku Modriç në hapësirën e 2 minutave u kthye nga një zero te një hero. Në fillim humbi penallti dhe më pas arriti të shënoi duke i dhënë avantazhin kroatëve.

“Axurët” më pas provuan deri në fund me disa raste, por që golin nuk e gjetën brenda kohës së rregullt.

Pas 8 minutave shtesë të akorduara nga gjyqtari, italianët i shfrytëzuan më së miri duke gjetur golin që u shpëtoi kualifikimin. Ishte Zakanji i cili ishte futur si zëvendësues që arriti të shënojë dhe të kualifikojë Italinë për më tej.

Kështu Italia shkon në kuotën e 4 pikëve duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Kroacia është praktikisht e eliminuar me vetëm 2 pikë të grumbulluara dhe me një golavarazh -3.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme