Sport 3 August 2024, 15:40 Nga VNA

Kosova përfundon aventurën në Lojrat Olimpike me dy medalje

Ndaje në Whatsapp
Kosova përfundon aventurën në Lojrat Olimpike me dy medalje

Ekipi olimpik i Kosovës ka mbyllur aventurën në Lojërat Olimpike dhe do të kthehet në atdhe me dy medalje olimpike nga nëntë të mundshme.

Hana Beiqi dhe Gresa Bakraçi ishin atletet e fundit kosovare që garuan sot në Paris 2024. Bilanci i këtyre Lojërave Olimpike ishte pozitiv për Kosovën, me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë.

Fillimisht ishte Distria Krasniqi, e cila vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës, duke siguruar në Paris 2024 medaljen e parë për vendin tonë, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020.

Krasniqi bëhet sportistja e parë që fiton dy medalje në Lojërat Olimpike, dhe atë në dy kategori të ndryshme.  Ylli i xhudos, arriti deri në finale pa probleme, me shumë vetëbesim, duke i eliminuar kundërshtaret një nga një deri në finale. ‘Disi’ i solli Kosovës medaljen e argjendtë, pasi humbi në finale ndaj Diyota Keldiyorova.

Xhudistja shqiptare fitoi ndaj Odette Giuffrida (gjysmëfinale), Gafen Primo (çerekfinale) dhe Maryam March Maharan (faza e parë). Para tri vitesh, gjegjësisht më 24 korrik 2021, ajo i solli të artën vetes dhe gjithë vendit tonë, ku mundi në finale japonezen, Funa Tonaki, duke sjell gëzim të jashtëzakonshëm në vendin tonë.

Paraqitje mbresëlënëse kishte edhe Laura Fazliu, që ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, pasi ka arritur që ta fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme