Sport 26 August 2024, 22:39 Nga VNA

Mbyllet java e dytë e Kategorisë Superiore/ Egnatia vijon me rezultate pozitive, Elbasani surpriza e startit

Ndaje në Whatsapp

Është mbyllur java e dytë e Kategorisë Superiore, ku vetëm një skuadër ka arritur të jetë me pikë të plota. Egnatia mori fitoren e dytë përballë Laçi me rezultatin 2-1 në Rrogozhinë.

Pas dy javësh i vetmi ekip me zero pikë është Dinamo, që pas disfatës me Egnatian javën e parë, u mposht dhe nga Bylisi në Ballsh.

Ndërsa Vllaznia mori vetëm një pikë në përballjen me Tiranën, duke shkuar kështu në kuotën e katër pikëve, ndërsa bardheblutë marrin kështu barazimin e dytë radhazi.

Partizani mori fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Skënderbeun, ndërsa Elbasani është surpriza e kampionatit deri tani, duke triumfuar 3-0 përballë Teutës.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme