Sport 29 August 2024, 19:23 Nga VNA

Hidhet shorti i Champions League, përballjet e 36 skuadrave që do të luajnë në formatin e ri

Ndaje në Whatsapp

Është hedhur shorti i Champions League ku për herë të parë do të aplikohet formati i ri, në të cilin faza e grupeve do të përbëhet nga 36 skuadra.

Skuadrat do të luajnë 8 ndeshje në fazën e parë, 4 ndeshje si vendas dhe 4 ndeshje si mysafir kundër 8 ekipeve të ndryshme, dhe sipas pikëve të fituara nga këto 8 ndeshje do të renditen në tabelën e ligës, ku marrin pjesë 36 ekipe.

Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 16-shes. Skuadrat nga vendi i 9-të në të 16-të përballen në play-off me ato nga vendi 17-24. 8 fituesit  e play-off-it arrijnë 8 të parat e grupeve. 8 humbësit nga këto ndeshje eliminohen njësoj si ata nga vendi 25-36.

Një tjetër risi do të jetë se kush eliminohet nuk kalon në kupat e tjera. Deri në finalen e vetme do të luhet me sistem vajtje-ardhje e nuk do të ketë short tjetër përveç atij që u hodh sot.

Më poshtë përballjet e fazës së parë:

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme