Kripë dhe Piper 2 October 2024, 07:07 Nga VNA

Princi Harry Planifikon një vizitë në Afrikë pa Meghan Markle/ Mes spekulimeve për krizë në çift

Ndaje në Whatsapp
Princi Harry Planifikon një vizitë në Afrikë pa Meghan

Princi Harry ka planifikuar një udhëtim të ri jashtë vendit, këtë herë në Lesoto dhe Afrikën e Jugut, por nuk ka asnjë konfirmim nëse Meghan Markle do të jetë pjesë e udhëtimit. Udhëtimi i tij vjen pas një vizite në Nju Jork këtë javë, ku ai gjithashtu udhëtoi vetëm, duke nxitur spekulime për një krizë të mundshme në çift.

Në Lesoto, Harry do të marrë pjesë në një takim me drejtues biznesi, filantropë dhe përfaqësues lokalë për të mbështetur organizatën e tij bamirëse për të rinjtë, Sentebale. Princi Harry ka një lidhje të thellë emocionale me Lesoton që prej vitit 2004, kur kaloi dy muaj në këtë vend gjatë një pauze studimesh. Kjo përvojë, në moshën 19-vjeçare, e preku thellë dhe e frymëzoi atë që në vitin 2006 të themelonte Sentebale, për të ndihmuar fëmijët e pafavorizuar dhe për të nderuar kujtimin e nënës së tij, Princeshës Diana.

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme