Kripë dhe Piper 30 September 2024, 13:09 Nga VNA

Gigi Hadid surprizon me fustanin e veçantë nga ngjitëset e DHL-së në sfilatën e Vetements

Ndaje në Whatsapp

E imagjinoni një fustan të bërë me ngjitëset e pakove të DHL-së?

Në sfilatën e Vetements për koleksionin pranverë-verë 2025, drejtori kreativ Guram Gvasalia solli një veshje unike, të cilën e veshi supermodelja Gigi Hadid. Gigi kaloi në pasarelë e veshur me një fustan të shkurtër, të krijuar tërësisht nga ngjitëset ikonike të kompanisë DHL, shoqëruar me taka të larta që gjithashtu mbanin logon e kompanisë.

Me një makeup minimalist dhe flokë të stiluar në onde të lehta bob, Hadid arriti të mahnitë të gjithë të pranishmit me pamjen e saj unike. Ky ishte padyshim një nga momentet më të paharrueshme të sfilatës dhe një rikthim i Vetements në eksperimentimin e guximshëm të modës.

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme