Kripë dhe Piper 29 September 2024, 16:00 Nga VNA

Modelja dhe Michael Ballack konfirmojnë lidhjen, rrjeti zien me reagime për historinë e kaluar të Sofias me djalin e Michael

Ndaje në Whatsapp
Modelja dhe Michael Ballack konfirmojnë lidhjen, rrjeti zien me reagime

Pas shumë spekulimeve, modelja 23-vjeçare Sofia Shnajderhan ka postuar një foto nga pushimet që po kalonte me ish-mesfushorin gjerman, Michael Ballack, ku një koment i tij me një zemër duket se ka konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre. Me një diferencë moshe prej 25 vitesh — Ballack është 48 vjeç, ndërsa Sofia vetëm 23 — çifti ka marrë vëmendje të madhe në mediat sociale dhe në shtypin rozë.

Ajo që e bën historinë e tyre më të diskutuar është e kaluara e Sofias, e cila raportohet nga media të huaja se ka pasur një marrëdhënie me Emilion, djalin e ndjerë të Ballack. Emilio humbi jetën tragjikisht në vitin 2021 në një aksident me motor, vetëm 18 vjeç. Kjo lidhje e re ka sjellë reagime të shumta, me disa që shfaqin ngurrim për shkak të kësaj historie të komplikuar dhe të kaluarës së Sofias me djalin e Ballack, ndërsa të tjerë e shohin marrëdhënien si një mënyrë për çiftin që të gjejnë mbështetje tek njëri-tjetri pas humbjes së madhe.

Pavarësisht zërave dhe debatit publik, duket se çifti po shijon momentet e tyre së bashku, duke ndarë disa momente intime dhe personale në rrjetet sociale.

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme