Kripë dhe Piper 29 September 2024, 12:10 Nga VNA

Pamela Anderson gjen paqen e brendshme: “Jam më e lumtur se kurrë si beqare”

Ndaje në Whatsapp
Pamela Anderson gjen paqen e brendshme: “Jam më e lumtur se

Pamela Anderson ka ndarë detaje të reja për jetën e saj si një grua beqare, duke theksuar se është më e qetë dhe e lumtur se kurrë. Në një intervistë për “Life & Style”, Anderson rrëfeu se pas një serie martesash të dështuara, ajo ka gjetur qetësinë në jetën e saj të re në një ishull pranë Vankuverit, Kanada.

Duke jetuar larg vëmendjes mediatike dhe thashethemeve, aktorja 56-vjeçare është fokusuar në mirëqenien e saj personale dhe ka pranuar me krenari statusin e saj si beqare. Ajo zbuloi se pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Dan Hayhurst, me të cilin ishte e martuar për vetëm një vit, nuk ka pasur asnjë lidhje serioze për më shumë se një vit, por kjo nuk e shqetëson aspak.

“Tani jam e përqendruar te vetja dhe te djemtë e mi, Brandon dhe Dylan, që janë dy burrat më të rëndësishëm në jetën time,” thekson Anderson. Ajo shton se synimi i saj i vetëm është t’i bëjë ata krenarë çdo ditë.

Pas një jete të mbushur me marrëdhënie të stuhishme, Anderson pohon se më në fund është në paqe me veten dhe ndihet e bekuar që jeton jetën që gjithnjë ka dëshiruar.

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme