Bota 24 January 2025, 09:25 Nga VNA

Presidenti Trump urdhëron publikimin e dokumenteve të klasifikuara mbi vrasjet e John F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Trump urdhëron publikimin e dokumenteve të klasifikuara mbi

Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, e cila ka nxitur teori konspirative për dekada me radhë.

Urdhri ekzekutiv që zoti Trump nënshkroi të enjten synon gjithashtu të deklasifikojë dokumentet e mbetura federale në lidhje me vrasjen e senatorit Robert F. Kennedy dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Duke folur para gazetarëve, Presidenti Trump tha se "gjithçka do të bëhet publike".

Zoti Trump kishte premtuar gjatë fushatës se do të bënte publike dokumentet e fundit sekrete rreth vrasjes së Presidentit Kennedy në Dallas. Ai bëri një premtim të ngjashëm gjatë mandatit të tij të parë, por në fund pranoi thirrjet e CIA-s dhe FBI-së për të mbajtur sekrete disa dokumente.

Zoti Trump ka emëruar nipin e Presidentit Kennedy, Robert F. Kennedy Jr., për postin e Sekretarit të Shëndetësisë në administratën e tij të re. Zoti Kennedy, babai i të cilit, Robert F. Kennedy, u vra në vitin 1968 teksa kërkonte emërimin si kandidat demokrat për President është shprehur se nuk është i bindur se një person i armatosur ishte përgjegjësi i vetëm për vrasjen e xhaxhait të tij, Presidentit Kennedy, në vitin 1963.

Sipas urdhrit ekzekutiv, drejtori i inteligjencës kombëtare dhe prokurori i përgjithshëm duhet të hartojnë një plan brenda 15 ditëve për të nxjerrë të dhënat e mbetura mbi vrasjen e Presidentit John F. Kennedy dhe brenda 45 ditëve për dy rastet e tjera. Nuk është qartë se kur do bëhen publike dokumentet sekrete.

Presidenti Trump ia dha stilolapsin që përdori për të nënshkruar urdhrin një ndihmësi dhe kërkoi që ai t'i jepej zotit Robert F. Kennedy Jr.

Presidenti Kennedy u vra nga 24-vjeçari Lee Harvey Oswald ndërsa limuzina e tij përshkonte Dallasin në Teksas, më 22 nëntor 1963.

Lee Oswald u qëllua për vdekje nga pronari i një klubi nate, Jack Ruby, dy ditë pasi vrau Presidentin Kennedy./ VOA

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme