Bota 23 January 2025, 22:33 Nga VNA

“Kush lind në SHBA është shtetas amerikan”, Gjykata Federale bllokon urdhrin e parë të Trump

Ndaje në Whatsapp
“Kush lind në SHBA është shtetas amerikan”, Gjykata

Një gjykatës federal vendosi këtë të enjte se urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund marrjes së shtetësisë nëpërmjet të drejtës së lindjes ishte “hapur jokushtetuese”. Ndaj, ai lëshoi një urdhër të përkohshëm ndalimi për ta bllokuar vendimin e kreut të shtëpisë së bardhë. Trump vendosi që jo çdo person që lindte në SHBA ishte automatikisht shtetas amerikan.

Gjykatësi John Coughenour, i emëruar që nga koha e Ronald Reagan në Seattle, pranoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Uashingtonit, Nick Brown dhe 3 shteteve të tjera të udhëhequra nga demokratët që kërkuan ndalimin urdhrit të Trump për një periudhë të paktën 14-ditore.

“Kam qenë në detyrë për më shumë se 4 dekada. Nuk mbaj mend një rast tjetër nëse çështja e paraqitur të ishte kaq e qartë” – tha gjykatësi.

“Ku ishin avokatët” kur u mor vendimi për nënshkrimin e urdhrit, pyeti gjyqtari. Shtetet e udhëhequra nga demokratët kërkojnë një vendim të përkohshëm kufizues, pasi argumentojnë se urdhri ekzekutiv i Trump është një shkelje e hapur e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, i cili garanton shtetësinë për të gjithë fëmijët e lindur në tokën amerikane.

Përtej ndikimit që urdhri i Trump do të ketë tek banorët e tyre, Uashingtoni dhe shtetet e tjera argumentojnë se fundi i nënshtetësisë nga e drejta e lindjes do të rëndojë programet e tyre shtetërore financiarisht dhe logjistikisht.

Administrata Trump argumenton se kjo klauzolë i lejon presidentit të përjashtojë fëmijët e emigrantëve pa dokumente dhe madje edhe fëmijët, prindërit e të cilëve janë të pranishëm ligjërisht, por nuk kanë status të përhershëm ligjor.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme