Kronika 4 January 2025, 10:48 Nga VNA

Pranga 33 -vjeçarit/ Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Pranga 33 -vjeçarit/ Lëvizte me armë zjarri dhe municion

Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit. Policia bën me dije se ky person qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë. Gjatë kontrollit iu gjetën arma e zjarrit e tipit pistoletë me krëhër dhe municion luftarak. Rezulton se 33-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë. Tiranë Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N, 33 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm në fushen e krimeve ndaj personit. Në rrugën “Sali Butka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.N., dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme