Kronika 2 January 2025, 18:55 Nga VNA

Pezullohet polici, kërcënoi qytetarin me armën e shërbimit

Ndaje në Whatsapp
Pezullohet polici, kërcënoi qytetarin me armën e shërbimit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar pas një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie. Punonjësi i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë.

"Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes"- thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja u bë publike pas denoncimit të një qytetari i cili publikoi gjithë ngjarjen përmes filmimit të saj.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme