Kronika 3 January 2025, 10:29 Nga VNA

Shqyrtohet ankimimi i SPAK për rikthimin e arrestit në shtëpi për Sali Berishën

Ndaje në Whatsapp
Shqyrtohet ankimimi i SPAK për rikthimin e arrestit në shtëpi

Në Gjykatën e Apelit të Posacëm do të shqyrtohet sot në orën 10:00 ankimimi i SPAK  kundër vendimit të GJKKO që revokoi masën e arrestit në shtëpi për Sali Berishën.

SPAK kërkon vazhdimin e masës për ish-kryeministrin me argumentin se dëshmitarët nuk janë rrëfyer para trupës gjykuese dhe mund të intimidohen. Pas heqjes së masës arrest në shtëpi, Berisha ka rinisur aktivitetet politike pasi më herët iu drejtohej mbështetesve nga ballkoni i banesës së tij në rrugën Mustafa Matohiti.

Berisha është zyrtarisht i pandehur për korrupsion që lidhen me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani ku sipas SPAK ka favorizuar dhëndrrin Jamarbër Malltezi.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme