Kronika 3 January 2025, 12:00 Nga VNA

I dënuar përjetë për vrasjen e Elton Çiços, pranga në Greqi Jani Aliajt

Ndaje në Whatsapp
I dënuar përjetë për vrasjen e Elton Çiços,

Pranga në Greqi Jani Aliajt i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Elton Çiços 1 maj 2016 në Tiranë.

Aksioni ndërkombëtar

Finalizohet operacioni i koduar “IN TIME” në bashkëpunim me Policinë Greke.

Në Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.

 

Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme