Sociale 25 January 2025, 19:56 Nga VNA

Policia Rrugore bën kërdinë, mbi 500 mijë gjoba në 2024

Ndaje në Whatsapp
 

Shpesh ata janë cilësuar si “pilotët e rrugës” dhe në të njëjtën kohë janë kthyer në burim aksidentesh. Gjatë vitit 2024, në të gjithë vendin Policia Rrugore ka gjobitur rreth 300 mijë shoferë që kanë udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, e që rrugën një pjesë e tyre e kanë kthyer edhe në pistë garash. Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore, Artur Selimaj rendit një sërë shkeljesh që kryen më së shumti nga drejtuesit e mjeteve. Parakalimet e gabuara zënë vendin e dytë me vendosjen e gjobave nga policia. Në total janë vendosur 86.654 masa administrative. Grupi i tretë i gjobave për nga sasia e gjobave janë ata shoferë që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të mjetit, me 61 mijë gjoba. Varësia nga rrjetet sociale për 41 mijë shoferë nuk ndalet kur drejtojnë me njërën dorë makinën e me tjetrën mbajnë celularin. Gjatë vitit 2024, mbi 40 mijë gjoba janë vendosur edhe për drejtuesit e motomjeteve që nuk përdorin kaskën mbrojtëse. Një tjetër kategori e gjobitur janë edhe këmbësorët dhe çiklistët. Ndaj tyre janë vendosur 2302 masa. Për këtë kategori, Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore ka një apel, pasi në shumicën e rasteve kanë qenë burim aksidentesh. Ndërgjegjësim gjatë vitit të kaluar ka pasur për drejtuesit e mjeteve që kanë varësi nga alkooli, apo kanë konsumuar pije alkoolike. Në total janë gjobitur 4795 shoferë të dehur. Ndërsa për kalimin me të kuq të semaforit, janë ndëshkuar 210 shoferë. Për të gjitha këto shkelje, Policia Rrugore ka vendosur mbi 500 mijë gjoba në të gjithë vendin.

Burimi: A2CNN

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme