Sociale 24 January 2025, 09:21 Nga VNA

Po ngrihen kulla, por 38% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë!

Ndaje në Whatsapp
Po ngrihen kulla, por 38% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë!

Shqipëria ka shansin që ka një mot relativisht të butë gjatë dimrit, përndryshe banorët e saj do të vuanin shumë nga i ftohti. Eurostat ka publikuar një raport ku ka matur përqindjen e popullsisë që nuk arrin të mbajë shtëpinë mjaftueshëm ngrohtë për vitin 2023.

Shqipëria renditet e para në Europë, ky 37.7% vlerësohen që nuk ngrohin mjaftueshëm shtëpitë e tyre (të dhënat për Shqipërinë janë të vitit 2021), nga 10.6% që është mesatarja europiane. Mungesa e ngrohjes qendrore si dhe përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, që është i shtrenjtë, e bëjnë këtë nevojë jetike një luks për familjet shqiptare.

Vendet e rajonit, për të cilat ka informacion në raport, renditen shumë më mirë se Shqipëria. Në Serbi, një shtet shumë më i ftohtë se ne, vetëm 9.5% e popullatës nuk ngrohin dot shtëpitë (e dhënë e vitit 2022), më e ulët se mesatarja e BE-së. Në Mal të Zi treguesi është 13.9% (viti 2022). Ne Maqedoninë e Veriut, treguesi ishte 23% për vitin 2020.

Bumi i ndërtimeve i viteve të fundit nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës së familjeve. Të dhënat historike tregojnë se ky tregues është luhatur, midis 35-37% për gjithë periudhën 2017-2021, kur raportohen të dhënat. Madje në 2021, treguesi erdhi në përkeqësim në raport me vitin e mëparshëm, kur kishte zbritur në 35.8%.

Fatmirësisht, Shqipëria ka shumë diell. Sipas të dhënave të meteorologjisë, World Weather Online, Shqipëria ka rreth 2,400 deri në 2,600 orë diell në vit, duke e renditur si një nga vendet me më shumë ditë me diell në Europë, veçanërisht në rajonet bregdetare dhe jugore të vendit. Vendi me më shumë diell në Europë është Spanja, e ndjekur nga Franca dhe Italia.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2023, 10.6% e popullsisë së Bashkimit Europian nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpitë e tyre shumë ngrohtë. Krahasuar me vitin 2022, kjo shifër u rrit me 1.3 pikë përqindje.

Pjesa më e lartë e njerëzve që nuk mundën të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta u vërejt në Spanjë dhe Portugali (nga 20.8% secila), pasuar nga Bullgaria (20.7%), Lituania (20.0%) dhe Greqia (19.2%).

Nga ana tjetër përqindjet më të ulëta u regjistruar në Luksemburg (2.1%), Finlandë (2.6%), Slloveni (3.6%), Austria (3.9%) dhe Estoni (4.1%)./ Monitor

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme