Sociale 22 January 2025, 21:53 Nga VNA

Blegtoria në krizë të thellë, po ushqehemi me mish dhe qumësht nga jashtë

Ndaje në Whatsapp
Blegtoria në krizë të thellë, po ushqehemi me mish dhe

Blegtoria është përfshirë në një krizë të thellë. Sot në Shqipëri ka më pak bagëti dhe më pak fermerë të interesuar për mbarështimin e tyre.

Sipas të dhënave, numri i bagëtive ka shënuar ulje me mbi 11% në secilën kategori, si gjedhë, dhi, dele. Rënia e popullsisë në fshat dhe mungesa e produktivitetit të fermave, pas heqjes edhe të subvencioneve të qeverisë ka çuar në rënie të numrit të bagëtive.

Më pak bagëti në fshat ka sjellë si pasojë më pak mish dhe nënprodukte në treg.

Sot nevojat e konsumatorëve shqiptarë po plotësohen me mish importi. Gjatë vitit 2024 u importuan 84 milionë euro mish, me rritje 7 milionë euro ose 9.1% kundrejt një viti më parë.

Por nga po vjen mishi i importit që ne konsumojmë sot?

Rezulton se më shumë se 1/3 e mishit gjatë vitit që sapo u mbyll erdhi nga Brazili. Pason Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia dhe Paraguaji./SCAN/

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme