Sociale 25 January 2025, 14:58 Nga VNA

Mallëngjehet Pirro Dhima/ Janullatos ishte njeriu ynë, më dërgonte letra sa herë fitoja

Ndaje në Whatsapp
Mallëngjehet Pirro Dhima/ Janullatos ishte njeriu ynë, më

Emocionet kanë kapur peshëngritësin Pirro Dhima, ndërsa fliste për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Me lot në sy, Dhima kujtoi përkushtimin dhe mbështetjen e Janullatosit për grekët në Shqipëri. Ai theksoi se ishte shumë me fat që e kishin këtë figurë të rëndësishme në jetën e tyre.

“Janullatos ishte gjithmonë pranë grekëve të Shqipërisë. Ai ndihmoi shkollat, spitalet dhe njerëzit tanë,” tha Dhima.

Në një intervistë të dhënë në emisionin “Mirëmëngjes” të SKAI, Dhima, i prekur thellë, ndau kujtimin e tij personal me Kryepeshkopin, duke zbuluar se çdo herë pas një fitoreje në Olimpiadë, ai merrte një letër urimi të shkruar me dorë nga Janullatosi.

“Ishte një njeri i veçantë, na konsideronte si të tijtë dhe ishte gjithmonë pranë nesh. Kjo është humbja më e madhe,” përfundoi Dhima.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme