Kronika 7 January 2025, 17:22 Nga VNA

Plumbi i Artë/ Debate gjatë dëshmisë së Nuredin Dumanit. Gentian Sharra: "Kisha tendera 2 milionë euro, pse të përfshihesha në grabitje?"

Ndaje në Whatsapp
Plumbi i Artë/ Debate gjatë dëshmisë së Nuredin

Në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme, dëshmia e Nuredin Dumanit, vrasës me pagesë dhe bashkëpunëtor i drejtësisë, po zhvillohet me dyer të mbyllura. Ai është përballur me kundërshtime të ashpra nga të arrestuarit, të cilët ai ka implikuar në krime.

Gentian Sharra ka kundërshtuar dëshminë, duke pretenduar se në kohën e supozuar të përfshirjes kishte biznese, tendera prej 2 milionë eurosh dhe një automjet me vlerë 50 mijë euro, gjë që sipas tij e bënte të panevojshme përfshirjen në një grabitje për disa mijëra euro.

Petrit Qoli, një tjetër i arrestuar, ka deklaruar se qëndron prej tre vitesh në burg për shkak të dëshmisë së Dumanit, duke përmendur gjithashtu humbjen e një lidhjeje personale.

Enver Diva ka kërkuar që pas përfundimit të dëshmisë, gazetarëve t’u lejohet hyrja në sallë për të paraqitur versionin e të akuzuarve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme