Kronika 7 January 2025, 11:40 Nga VNA

Dyshime për lidhje me organizatën e Suel Çelës, SPAK sekuestro celularit të ish-gjyqtares së TikTok

Ndaje në Whatsapp
Dyshime për lidhje me organizatën e Suel Çelës, SPAK

Në kuadër të hetimit të organizatës kriminale të Suel Celës, u arrestua gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu si dhe u ushtrua kontroll në banesat e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dyshoheshin për lidhje me këtë organizatë. SPAK urdhëroi dhe sekuestrimin e disa celularëve, mes të tjerash dhe celularin e ish-gjyqtares Enkelejda Kapedani. Kjo e fundit përmendej në bisedat mes anëtarëve të organizatës, të cilët i kërkonin favore, por në një moment ajo sipas tyre iu ka thënë se ka respekt për ta, por do të bëjë karrierë. Vendimin e SPAK për sekuestrimin e telefonit celular, Kapedani e ka kundërshtuar në Gjykatën e Posacme. Të hënën u zhvillua një seancë gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e ish-gjyqtares.

Me kërkesën e palëve seanca u shty. Enkelejda Kapedani u shkarkua nga detyra në 2022 në kuadër të procesit të vettingut. Ajo e ka ankimuar vendimin në KPA por ende çështja nuk është shqyrtuar. Ndërkohë më herët më 17 janar 2021 ajo ishte pezulluar nga detyra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas publikimit në TikTok të disa videove të filmuara në zyrë dhe duke drejtuar automjetin.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme