Kronika 5 January 2025, 21:02 Nga VNA

Plas arma në të Vlorës gjatë mungesës së energjisë elektrike

Ndaje në Whatsapp
Plas arma në të Vlorës gjatë mungesës së

Në qendër të Vlorës janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërkohë që ka ndodhur një ndërprerje e energjisë elektrike. Sipas raporteve të mediave, bëhet fjalë për një përplasje mes disa të rinjve në Bulevardin “Ismail Qemali”.

Policia është njoftuar për ngjarjen pas një telefonate, ku është raportuar për një sherr dhe të shtëna armësh. Sipas informacioneve të para, një prej personave ka qëlluar në ajër, por për momentin nuk ka informacione për të lënduar.

Forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetime për identifikimin e individëve të përfshirë në këtë incident.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme