Kronika 5 January 2025, 20:17 Nga VNA

Rikthehet pas një ore energjia elektrike në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Rikthehet pas një ore energjia elektrike në Durrës

Energjia elektrike është rikthyer në Durrës pas një ndërprerjeje që zgjati rreth një orë. Shkak për këtë ndërprerje ishte rënia e linjës 220 kV, që la pa tension NST Spitalle dhe zona të tjera si Rrashbulli.

Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), linja kryesore e tensionit të lartë u stakua papritur, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Ndërhyrja për riparimin e defektit u krye brenda një ore, duke rikthyer furnizimin dhe duke shmangur përkeqësimin e situatës.

Megjithatë, episode të tilla ngrejnë shqetësime mbi gjendjen e rrjetit energjetik në Shqipëri. Kjo situatë dëshmon se ende kemi një rrjet elektrik të dobët që vuan mungesën e investimeve dhe mirëmbajtjes së duhur.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme