Kronika 7 January 2025, 14:03 Nga VNA

Policia zbardh vrasjen e Ramazan Matajt, arrestohen autorët dhe ndihmësit

Ndaje në Whatsapp
Policia zbardh vrasjen e Ramazan Matajt, arrestohen autorët dhe

Fatmir Lleshaj, drejtori i Policisë së Shkodrës, ka dhënë detaje mbi mënyrën se si u zbuluan autorët e dyshuar dhe motivi i vrasjes së Ramazan Matajt.

Lleshaj deklaroi: “Kemi shoqëruar disa shtetas për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen e vrasjes së Ramazan Matajt. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë. Si rezultat i operacionit ‘Profili i Rremë’, kemi siguruar prova që çuan në identifikimin e autorëve të dyshuar. Arjol Hasaj, për motive të dobëta, ka kryer vrasjen duke komunikuar përmes profileve të rreme në Facebook, për t’i ngritur pritë viktimës. Ramazan Mataj kishte ndërhyrë në çështje që lidhen me prishjen e marrëdhënieve familjare. Vëllai i tij, Klisman Hasaj, ka ndihmuar autorin, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Arjol Hasaj dyshohet për ‘vrasje me paramendim’, ndërsa Klisman Hasaj si bashkëpunëtor.”

Në përfundim, Lleshaj theksoi angazhimin e policisë për të intensifikuar hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme dhe ftoi qytetarët që të mbështesin policinë dhe të kenë besim te puna e saj për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme